Trupi i njeriut

Wednesday, September 23, 2009

FDA aprovon ilacin e pare per rritjen e qerpikeve


Sipas kompanise Allergan, FDA (agjensia amerikane per administrimin e ushqimit dhe ilaceve) ka aprovuar ilacin Latisse per rritjen e qerpikeve.
Lattise do filloje te jete ne qarkullim me recete nga doktori. Ajo permban te njejtit perberes me Lumigan i cili tregetohet si ilac per glaucoma ne forme pikash. Nje prej efekteve dytesore te tij ishte rritja e qepikeve. Lattise aplikohet duke lyer pjesen e qerpikeve te syrit, nxit rritjen, trashjen e qerpikeve duke u dhene nje pamje me te plote dhe me te erret.
Allergan njofton se perdoruesit e Lattise do te fillojne rritjen e qerpikeve 8 jave pasi fillojne perdorimin e ilacit dhe do kene rritje te plote pas 18 javesh. Ne qofte se ndalohet perdorimi i ilacit qepiket gradualisht do kthehen ne pamjen e tyre te mepareshme me rrijten e qepikeve natyrale.
Kompania gjithashtu njofton se nje nga efektete e ilacit te cilat mund te jene perkoheshme eshte nxirja e kapakut te syrit, por nje nga efektet dytesore me serioze dhe qe mund te jete i perhereshm eshte pigmentimi i pjeses me ngjyre te syrit.
Meqenese Lattise mund te nxise rritjen e qimeve ne pjese te tjera te trupit , kompania Allergan rekomandoj kujdes ne aplikimin e ilacit, per te mos prekur pjese te tjera te lekures ku nuk deshironi qime.
Ne eksperimentet me ilacin u vere se aplikimi i tij ishte shume i toleruar nga pacientet, por megjithate efektet anesore me te zakonshme ishin skuqje irritim i syrit si dhe pigmentim i syrit/lekures.

Si te mposhtesh eren e keqe te gojes


Shpeshhere na bie te flasim me persona qe u vjen aq shume ere goja sa qe smund tu qendrosh afer. Megjithese eshte kaq repulsive dhe antisociale era e gojes eshte nje problem me i zakonshem sec mendoni. Vetem ne Amerike, jane rreth 90 milion veta qe kane probleme te eres se gojes. Nje ere e keqe nga goja jo vetem qe te largon nga shume veta por mund te jete shenje e problemeve madhore te shendetit. Zakonisht era nuk eshte thjesh higjene e keqe, por sinjalizon probleme me mishin e dhembeve, probleme me melcine, veshkat ose shenje diabeti.Gjithashtu nje infeksion i gojes mund te sjelle probleme me zemren.
Cfare duhet bere ne qofte se ju ose nje i njohuri juaj ju vjen ere e keqe nga goja te cilen as nje mente nuk mund ta mbuloje?
Pastroni gjuhen. Gjuha e njeriut i pernjet nje karpeti te dendur, pra eshte nje vend plot te cara dhe gropa ku depozitohen mbeturina ushqimesh te ndryshme dhe bakterie. Nje pastrim i lehte i gjuhes kur lani dhembet mund te zhduke problemet e eres qe ka burimin nga ushqimet e kalbezuara ne te caren e gjuhes dhe bakteriet qe shkaktojne ere te keqe.
Pertypni cimcakiz. ndoshta duket pak e tepruar por pertypja e vazhdueshme e cimcakizit (mundesisht pa sheqer) eviton eren e keqe te gojes. Pertypja stimulon gjendrat e peshtymes te cilat lajne dhe largojne shumicen e bakterieve qe ndodhen ne goje. Pervec larjes peshtyma ka disa lende antiseptike dhe enzima te cilat reduktojne bakteriet e eres se keqe. Kjo eshte arsyeja qe ne mengjes goja vjen ere,sepse gjate naten prodhimi i peshtymes pakesohet. Gjithashtu po te vereni personat me disa probleme mjekesore, ose qe jane ne mjekime qe pakesojne peshtymen , u vjen goja ere.
Pini uje. shume veta as qe e marin vesh qe trupi i tyre eshte i dehidruar. Pirja e ujit ka shume aspekte pozitive per trupin dhe pakesimi i eres se gojes eshte njeri prej tyre. bejeni zakon te pini uje rregullisht dhe keshtu mundesoni nje pakesim te bakterieve qe sjellin eren e keqe te gojes.
Shkoni tek dentisti. Nje re e keqe e gojes mund te jete jashte mundesive qe keni ju per ta ndaluar. Goja mund te vije ere nga disa semundje te mishit te dhembeve , prishje te dhembeve , infeksion, problome te melcive apo veshkave. Ne qofte se dentisti nuk gjen gje qe ka problem ne goje atehere keshillohet nje vizite e mjekut per te pare nqs keni ndonje problem me te madh.
Hani nje cope buke. Ne qofte se jeni ne diete me kalori te reduktuara, nje prej efekteve dytesore te tyre eshte era e gojes nga mungesa e karbohidrateve. Gjithashtu mund ta maskoni kete lloj ere ne qofte se hani ndonje embelsire te vogel.
Perdorni solucione te lengshem per larjen e dhembeve. Pasta e dhembeve dhe furca largojne mbeturinat dhe bakterjet qe mund te prekin por smund te lajne mbetjet midis dhembeve apo poshte mishrave.Pervec furces nje larje me solucion te lengshem eviton kete problem.

Tuesday, September 22, 2009

Zemra artificiale gati per te zevendesuar natyralen


Shkencetaret franceze ne bashkepunim me qendren e Mbrojtjes ajrore dhe hapesires (EADS) – njohur me mire per prodhimin e avionit Airbus, kane krijuar nje prototip zemre artificiale. Dr. Alain Carpentier, kirurgu ne krye te studimit thote se pacientet e pare do te pajisen me organin eksperimetal brenda tre vjeteve te ardhshem.


“Fusha e kerkimit te zevendesimit te pergjithmonshem te zemres fiziologjike me nje aparat artificial ka qene pikesynimi me madhor i studimeve mjekesore” – thote Dr. Peter Weissberg, drejtori i Fondacionit Britanik te Zemres edhe pse ai vete nuk ka marre pjese ne kete studim. “Pyetja qendron nese kjo zemer artificiale do qendroje aq rezistente sa zemra natyra , duke rrahur 60-100 here ne minute per gjate gjithe jetes se pacientit”.


Krijuesit e zemres artificiale thone se deri tani zemra e tyre eshte ajo qe i ngjason me shume se cdo gje tjeter zemres natyrale. Studiuesit e pavarur jane dakord se kjo zemer ka arritur te materializoje nje seri permiresimesh ne krahasim me versionet e mepareshme te zemres artificiale. Tek zemra e re artificiale tashme gjenden jo me nje pompe por dy, duke reflektuar ndertimin e zemres natyrale, si dhe ne te gjenden nje sasi sensoresh te cilet reagojne ndaj aktivitetit fizik dhe automatikisht ngrene dhe ulin rritjen e zemres dhe presionin e gjakut.


Carpenter thote se aparati i ri perbehet prej materialeve bio-teknologjike, te cilat jane te fabrikuara nga inde prej kafsheve te trajtuara kimikisht per te reduktuar rezikun e mpikjes se gjakut, nje problem qe ka dominuar tek versionet e meparshme te zemrave artificiale.


Jarvik 7 nje zemer artificiale qe perdoret sot, nuk ka qene e krijuar per te zevendesuar zemren ne menyre permanente por vetem si organ per asistimin e kirurgeve gjate operacioneve ose transplanteve. Prototipet e krijuar per te zevendesuar zemren si AbioCor apo versioni i eksperimentuar nga MagScrew nuk kane arritur te imitojne rrahjet e zemres sipas aktivitetit fizik dhe nevojes se pacientit.


“Kjo aftesi e kesaj zemre per te lexuar te dhenat fiziologjike eshte nje hap para, i cili do mundesoje pacientet per te patur nje jete me normale” thote presidenti i Shoqerise Amerikane te Zemres, Dr. Timothy Gardner.


Ky eshte nje lajm i mire per rreth 20,000 paciente qe cdo vit jane ne pritje te nje zemre per transplant dhe qe fatkeqsisht vetem cereku i tyre arrin te gjeje nje donator. Mundesia per te patur nje organ artificial do te shkurtoje listat e pritjeve per transplant dhe do te mundesoje nje shanc jete ne 17 milion paciente qe cdo vit vdesin prej semundjeve te zemres. transplantet e para do jene per pacientet ne gjedje kritike te cilet mbahen ne aparate dhe jane ne pritje te vdekjes, por me vone mendohet qe kjo zemer artificiale te vendoset edhe ne moshat e reja qe kane nje shanc me te madh per te mbijetuar dhe per tu rikuperuar me shpejt.


Deri me tani zemra “Camat” eshte testuar me sukses tek kafshet dhe brenda dy vjetesh mendohet qe te aprovohet per testim tek njerezit. Nje prej problemeve qe duhen zgjidhur tek prototipi eshte jeta e baterive. Megjithese Camat ka treguar nje permiresim te madh ne krahasim me zemrat e rivaleve te cilat punonin vetem 30 minuta me bateri, jeta e saj eshte vetem 5-16 ore, nje gje qe krijon problem me rikarikimet e shpeshta. Eshte nje problem i madh per te gjetur menyren e karikimit te baterive pa krijuar infeksion, por meqenese ky aparat eshte krijuar per te ndihmuar 40-50 vjecaret te cilet nuk do kishin shanc tjeter per te jetuar dhe do te vdisnin, karikimi i baterive dis here ne dite nuk eshte ndonje drame e madhe.


Cmimi i zemres artificiale kur te dale ne treg, mendohet te jete rreth 250 mije dollare.


Sistemi i Tretjes


E keni vrare ndonjehere mendjen se cfare ndodh me ushqimin pasi kalon buzet tuaja? Pas cdo kafshate ushqimi niset ne nje udhetim magjik. (E dini qe gjatesia e rrugeve te tretjes eshte e barabarte me ate te nje autobuzi firzamonike?)


Qelizat e shijimit.


Ne kemi rreth 10000 kokriza te vogla ne gjuhe me te cilat shijojme ushqimet. Sapo fusim dicka ne gjoje keto kokrra behen aktive. Keto lloje nervash te specializuara, zbulojne perberjen kimike te ushqimit dhe i dergojne mesazh trurit. Pa to nuk do mund te dallonim te emblen , te kripuren, te hidhuren apo te tharten.


Teksa qelizat e shijimit jane te zena me ate qe dijne te bejne vetem ato, dhembet copetojne ushqimin ne copa te vogla qe mund te treten me kollaj dhe pershtyma lag dhe zbut ushqimin, qe te mos demtoje rruget e tretjes gjate udhetimit per ne stomak.


Stomaku

Pasi gelltisni ushqimin, ai udheton nepermjet ezofagut drejt stomakut. Ketu shtohen lengjet tretese dhe ushqimi perzjehet per disa ore. Kur stomaku mbaron se punuari gjithcka qe keni ngrene eshte kthyer nje leng ne forme “paste”. Kjo paste kalon drejt zorres se holle nepermjet nje vrime te vogel. (Acidet e stomakut jane aq te forte sa ngordhin pjesen me te madhe te bakterieve, mund ti krahasosh me acidet industriale qe perdoren per pastrimin e metaleve)


Zorra e holle


Ketu ndodh tretja me aktive e ushqimeve. Per te perballuar aciditetin e pastes qe vjen nga stomaku, ne zore te holle shtohen alkalina dhe enzima te ndryshme te cilat shperbejne ushqimet ne karbohidrate, yndyrna dhe proteina. Kesaj mase i shtohen edhe disa lengje nga temthi te cilat ndihmojne tretjen e metejshme. Pasi lendet ushqyese jane kthyer ne thermija te vogla, thithen nepermjet mureve te zorreve dhe kalojne ne gjak dhe shperndahen ne trup.


Zorra e Trashe


Gjithe ushqimet qe nuk mund te treten perfundojne ketu, (si psh fibra). Zorra e trashe ben ruajtjen e ketyre mbeturinave deri sa vjen koha e udhetimit final … ne banje. (mesatarja e jashteqitjes eshte 75% uje, pjesa tjeter eshte fiber, qeliza te ngordhura, dhe bakterie)


Marihuana armiku më i madh i dhëmbëve


Njerëzit të cilët pinë rregullisht marihuanë janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjell deri tek paradentoza.Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç.


Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit.


Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973.


Sëmundjet e dhëmbëve dhe paradentoza më herët shpesh janë ndërlidhur me cigaret, por kjo është hera e parë që hulumtohet lidhja me pirjen e marihuanës.


Studimi është publikuar në Journal of the American Medical Association, pas hulumtimeve të cilat kanë lidhur marihuanën me problemet mentale dhe sëmundjet e mushkërive.