Trupi i njeriut

Tuesday, September 22, 2009

Sistemi i Tretjes


E keni vrare ndonjehere mendjen se cfare ndodh me ushqimin pasi kalon buzet tuaja? Pas cdo kafshate ushqimi niset ne nje udhetim magjik. (E dini qe gjatesia e rrugeve te tretjes eshte e barabarte me ate te nje autobuzi firzamonike?)


Qelizat e shijimit.


Ne kemi rreth 10000 kokriza te vogla ne gjuhe me te cilat shijojme ushqimet. Sapo fusim dicka ne gjoje keto kokrra behen aktive. Keto lloje nervash te specializuara, zbulojne perberjen kimike te ushqimit dhe i dergojne mesazh trurit. Pa to nuk do mund te dallonim te emblen , te kripuren, te hidhuren apo te tharten.


Teksa qelizat e shijimit jane te zena me ate qe dijne te bejne vetem ato, dhembet copetojne ushqimin ne copa te vogla qe mund te treten me kollaj dhe pershtyma lag dhe zbut ushqimin, qe te mos demtoje rruget e tretjes gjate udhetimit per ne stomak.


Stomaku

Pasi gelltisni ushqimin, ai udheton nepermjet ezofagut drejt stomakut. Ketu shtohen lengjet tretese dhe ushqimi perzjehet per disa ore. Kur stomaku mbaron se punuari gjithcka qe keni ngrene eshte kthyer nje leng ne forme “paste”. Kjo paste kalon drejt zorres se holle nepermjet nje vrime te vogel. (Acidet e stomakut jane aq te forte sa ngordhin pjesen me te madhe te bakterieve, mund ti krahasosh me acidet industriale qe perdoren per pastrimin e metaleve)


Zorra e holle


Ketu ndodh tretja me aktive e ushqimeve. Per te perballuar aciditetin e pastes qe vjen nga stomaku, ne zore te holle shtohen alkalina dhe enzima te ndryshme te cilat shperbejne ushqimet ne karbohidrate, yndyrna dhe proteina. Kesaj mase i shtohen edhe disa lengje nga temthi te cilat ndihmojne tretjen e metejshme. Pasi lendet ushqyese jane kthyer ne thermija te vogla, thithen nepermjet mureve te zorreve dhe kalojne ne gjak dhe shperndahen ne trup.


Zorra e Trashe


Gjithe ushqimet qe nuk mund te treten perfundojne ketu, (si psh fibra). Zorra e trashe ben ruajtjen e ketyre mbeturinave deri sa vjen koha e udhetimit final … ne banje. (mesatarja e jashteqitjes eshte 75% uje, pjesa tjeter eshte fiber, qeliza te ngordhura, dhe bakterie)


0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]



<< Home