Trupi i njeriut

Wednesday, September 23, 2009

FDA aprovon ilacin e pare per rritjen e qerpikeve


Sipas kompanise Allergan, FDA (agjensia amerikane per administrimin e ushqimit dhe ilaceve) ka aprovuar ilacin Latisse per rritjen e qerpikeve.
Lattise do filloje te jete ne qarkullim me recete nga doktori. Ajo permban te njejtit perberes me Lumigan i cili tregetohet si ilac per glaucoma ne forme pikash. Nje prej efekteve dytesore te tij ishte rritja e qepikeve. Lattise aplikohet duke lyer pjesen e qerpikeve te syrit, nxit rritjen, trashjen e qerpikeve duke u dhene nje pamje me te plote dhe me te erret.
Allergan njofton se perdoruesit e Lattise do te fillojne rritjen e qerpikeve 8 jave pasi fillojne perdorimin e ilacit dhe do kene rritje te plote pas 18 javesh. Ne qofte se ndalohet perdorimi i ilacit qepiket gradualisht do kthehen ne pamjen e tyre te mepareshme me rrijten e qepikeve natyrale.
Kompania gjithashtu njofton se nje nga efektete e ilacit te cilat mund te jene perkoheshme eshte nxirja e kapakut te syrit, por nje nga efektet dytesore me serioze dhe qe mund te jete i perhereshm eshte pigmentimi i pjeses me ngjyre te syrit.
Meqenese Lattise mund te nxise rritjen e qimeve ne pjese te tjera te trupit , kompania Allergan rekomandoj kujdes ne aplikimin e ilacit, per te mos prekur pjese te tjera te lekures ku nuk deshironi qime.
Ne eksperimentet me ilacin u vere se aplikimi i tij ishte shume i toleruar nga pacientet, por megjithate efektet anesore me te zakonshme ishin skuqje irritim i syrit si dhe pigmentim i syrit/lekures.

0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]



<< Home